75 Mall Live Search
12:49 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Më shumë se 500 raste të reja të koronavirusit në burgjet e Kinës, në Iran dhe Itali pesë persona të prekur nga virusi

Më shumë se 500 raste të koronavirusit të ri janë zbuluar në burgjet në të gjithë Kinën, duke nxitur frikën për aftësinë e virusit për t’u përhapur me shpejtësi në zona të mbyllura, transmeton IndeksOnline.

Të paktën nëntë zyrtarë komunistë dhe dy shefa të burgjeve nga tre provinca u shkarkuan si rezultat para se Pekini të dërgonte një ekip special për të hetuar situatën.

Ndërkohë Irani ka konfirmuar 13 raste të reja të virusit vrasës, si dhe dy vdekje të reja, duke sjellë në katër viktima të tij vdekjeprurëse, më të lartat jashtë territorit të Kinës.

Italia gjithashtu njoftoi tre raste të reja të SARS-CoV-2, pasi një 38-vjeçar e kapi atë nga një mik i cili së fundmi ishte kthyer nga Kina dhe infektoi gruan e tij dhe një mik të ngushtë, raporton Daily Mail./IndeksOnline/