14:57 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Më shumë se 6 mijë shofer janë kapur dy herë me telefon në dorë

Më shumë se 6 mijë shofer në Britani janë kapur të paktën dy herë për shkeljen e rregullave në komunikacion pasi janë hutuar duke përdorur një telefon celular në katër vitet e fundit.

Mbi 400 shofer u kapën tri herë, 20 janë kapur katër herë dhe tre u kapën edhe pesë herë.

Policia paralajmërojnë se shifrat ilustrojnë  një mungesë të perceptuar të zbatimit e cila nënkupton që disa shoferë injorojnë rregullat që ndalojnë përdorimin e telefonit me dorë, transmeton Indeksonline.

Pas intervisitimit të tyre, shumica kanë pranuar se përdorin telefonin gjatë vozitjes pasi janë të bindur se policia nuk mund t’i  vërej ata.

Monitoruesit gjithashtu kanë paralajmëruar se masat për përdorimin e telefoni gjatë vozitjes nuk janë aq të rrepta, prandaj edhe po bëhen shkelje të mëdha./Indeksonline/