75 Mall Live Search
16:47 / E Enjte, 04 Prill 2024 / FR

Më shumë se 700 persona kanë mbetur të bllokuar pas tërmetit në Tajvan

Më shumë se 700 njerëz janë të bllokuar pas tërmetit me magnitudë 7.4 që goditi qarkun verior të Tajvanit Hualien të mërkurën, sipas Agjencisë Kombëtare të Zjarrfikësve të Tajvanit (NFA).

Përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar që nga mëngjesi i së mërkurës, shkruan CNN.

Sipas agjencisë, të paktën 10 njerëz u vranë dhe 1 mijë e 67 njerëz u plagosën.