13:03 / E Shtunë, 23 Maj 2020

“Më shumë se Barça e meritojmë titullin, s’mund të dështojmë dhe s’do të dështojmë”

Edhe pse me një pikë prapa Barcelonës dhe tani për tani asgjë nuk është në dorën e tyre, Vinicius Junior thotë se Real Madridi duhet ta fitojë patjetër La Ligën.

12 qershori shihet si data e mundshme për rikthimin e La Ligës në aksion, e ndërprerë që nga fillimi i marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Real Madridi ishte para Barcelonës deri në ndeshjen e fundit para se të ndërpritet kampionati, që më pas humbi nga Real Betisi dhe humbi edhe pozitën e parë, të cilën e rrëmbeu Barça.

Sido që të jetë, Vinicius Junior, beson se është viti i Madridit.

“Kam shikuar sërish ndeshjet dhe mendoj se ne kemi qenë më të mirë se ata në shumë aspekte”, tha Vinicius, i cili mendon se Reali e Meriton titullin këtë sezon.

“Kmei bërë disa ndeshje të mira deri më tani dhe duhet të rikuperojmë më të mirën tonë. Jemi të uritur për t’u kthyer dhe të fitojmë. Duam të fitojmë këtë ligë për tifozët tanë. Njerëzit kanë vuajtur shumë dhe duam t’I dhurojmë tifozëve të Real Madridit diçka për t’I gëzuar në këtë situatë të krijuar”.

“E dimë se triumfi në ligë s’do të jetë zgjidhje pas shumë problemev të krijuara, por do të jetë dicka për të buzëqeshur, dicka që do t’I bëjë të lumtur”.

“Kanë mbetur edhe 11 ndeshje në lojë për sezonin 2019/20, derisa Vinicius shtoi: “Rezultati kundër Real Betis ishte I turpshëm. Tani kemi nëj mission dhe s’mund të dështojmë. S’mund të dështojmë dhe nuk do të dështojmë”.

Mos i humb