Më shumë se dy metra, ky ishte kërcimi i “çmendur” i Erling Haalandit mbrëmë

Skuadra e Manchester Cityt shënoi një fitore të madhe 1:3 mbrëmë në ndeshjen ndaj Copenhagen e vlefshme për 1/16 e finales së UEFA Champions League.
Sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë, Erling Haaland bëri një veprim interesant mbrëmë gjatë ndeshjes, duke bërë një kërcim të “çmendur”, shkruan Indeksonline
Në rrjetet sociale është mësuar se lojtari i klubit nga Premier League kërceu më shumë se dy metra.
Ai goditi topin në stilin “rovershatë”, por nuk arriti të shënonte gol, dhe po të ndodhte një gjë e tillë sigurisht që do të ishte shënimi i sezonit në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/