18:55 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Më shumë se gjysma e burrave me obezitet, mendojnë se nuk janë të trash

Miliona njerëz janë duke mashtruar veten për peshën e tyre, kanë paralajmëruar ekspertët.

Më shumë se gjysma e meshkujve me mbipeshë mendojnë se pesha e tyre është në rregull, tregon një hulumtim i ri.

Gratë kanë qenë nën presion për dekada me dieta në ndjekje të një trupi të përsosur- por ekspertët besojnë se meshkujt e shohin trashësinë si të pranueshme, transmeton Indeksonline.

Burrat britanikë kanë 17 për qind më shumë gjasa të jenë me mbipeshë dhe 26 për qind më shumë gjasa të kenë diabet se sa gratë, sipas një raporti.

Megjithatë, ata kanë më pak gjasa të bëjnë diçka për të rregulluar atë. Burrat përbëjnë vetëm 23 për qind të pjesëmarrësve në programet e humbjes së peshës, thotë ky raport.

Peter Baker, nga Forumi i Shëndetit për meshkujt, i cili përmblodhi raportin, tha: “Njerëzit me mbipeshë kanë më pak gjasa sesa gratë për të besuar se janë me mbipeshë, ata janë shumë më pak të vetëdijshëm”./Indeksonline/