75 Mall Live Search
19:14 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Më shumë se gjysma e femrave në Kosovë ngacmohen seksualisht, pak raste raportohen në polici

Ngacmimet seksuale në vendin tonë tash është bërë një fenomen mjaft i përhapur.

Çdo ditë pothuajse kemi raste të tilla, ku një femër është ngacmuar seksualisht, si dhe ka të tilla që përfundojnë edhe me dhunim

Vetëm gjatë këtij viti  sipas Policisë së Kosovës kemi pasur pesë raste  që janë raportuar të ngacmimit seksual

Kurse gjatë vitit të kaluar kanë qenë gjithsej 47 raste të lajmëruara në Policinë e Kosovës që kanë të bëjnë me sulme seksuale.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ku të njëjtit kanë thënë se për gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë iniciuar gjithsej 5 raste.

“Gjatë vitit 2018, policia ka evidentuar 47 raste, pra që kanë të bëjnë me sulme seksuale, kurse në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë iniciuar 5 raste”, e ka thënë zëdhënësi i Policisë se Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Tashmë rastet e tilla mund it shohim shumë shpesh edhe në rrjete sociale ku qytetarët nuk po hezitojnë ti shfaqen përmes videove apo mënyrave të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës se djeshme ka qarkulluar një video në internet ku një femër në Lagjen Tophane shihet teksa ngacmohet seksualisht nga një mashkull në mes të ditës.

Lidhur me këtë çështje Policia e Kosovës  ka  bërë te ditur se janë të njoftuar me rastin por ende nuk kanë identifikuar këtë person.

“Për këtë ngjarje jemi njoftuar me datën 24 korrik 2019, rreth orës 13:00. Informata është duke u trajtuar nga ana e hetuesve policor, të cilët  aktualisht janë duke punuar  për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, kanë thënë në një përgjigje Zyra për Informim e Prishtinës.

Kurse, në vitin 2018 më shumë se 64 përqind e femrave në Kosovë janë deklaruar të ngacmuara seksualisht.

Në Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës thonë se përqindja e femrave që janë ngacmuar seksualisht në vend, është shqetësuese.

Numri i femrave që ngacmohen seksualisht po vazhdon të jetë i lartë.
Raste të tilla po hasen çdo ditë nëpër Kosovë, kur femrat janë të ngacmuara në forma të ndryshme nga meshkujt

Kjo dukuri shqetësuese ka bërë që shumë vajza të reja, të mësojnë teknika të ndryshme për t’u vetëmbrojtur në rast të ndonjë ngacmimi.

Ndryshe, diskutimet publike për ngacmim seksual morën hov në Kosovë në 2014 me fushatën Nata Është e Jona, pjesë e një përpjekjeje ndërkombëtare me synim për t’i dhënë fund dhunës seksuale dhe familjare në të gjitha format./Indeksonline/