Më shumë se gjysma e qytetarëve votuan në Prishtinë

56,67 për qind e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, shkruan IndeksOnline.
Të drejtë vote këtë vit në kryeqytet kanë pasur 185.635 persona.
Në zgjedhjet e kaluara të 2019-ës, të drejtë vote në Prishtinë kanë pasur 195,554 persona, teksa 103,691 kanë vënë votën e tyre në kutitë e votimit.
Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e sotëm zgjedhor është 46,96 %.