Më shumë se një milion persona e shikuan “live” fluturimin e Leroy Sane për në Stamboll

Skuadra e Galatasarayt ka bërë një nga goditjet më të mëdha të merkatos së verës.
Leroy Sane nga Bayern Munchen ka nënshkruar me ekipin turk, që u shpall kampion i këtij edicioni 2024/25, shkruan Indeksonline
Fluturimin e lojtarit gjerman për në Stamboll e shikuan më shumë se një milion persona, “live” në faqen e Youtube.
Sane firmosi me Galatan një kontratë tre-vjeçare.
29-vjeçari gjatë sezonit që lam pas, në Bundesliga zhvilloi 30 ndeshje, shënoi 11 gola dhe bëri gjashtë asiste.
Ai ishte pa kontratë dhe transferimi i tij te skuadra turke kushtoi zero cent. Kurse vlera e tij është 32 milionë euro sipas sajtit “Transfermarkt”./Indeksonline/