75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / A. M.

Më shumë se tre orë pritje për hyrje në Kosovë, Dheu i Bardhë më i ngarkuari

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë ka rritur edhe fluksin e automjeteve në pikat kufitare. Gjatë ditës së sotme është shënuar fluks i shtuar në disa pika kufitare për hyrje në Kosovë, ku pritjet më të gjata po regjistrohen në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, me deri në 200 minuta pritje dhe një kolonë prej 500 metrash.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 14:29, edhe në pikën kufitare Muçibabë ka vonesa të theksuara, me 40 minuta pritje dhe kolonë rreth 150 metra për automjetet që hyjnë në Kosovë.

Në pikat tjera, pritjet janë më të lehta. Në Bërnjak regjistrohet një pritje prej 15-20 minutash, ndërsa në Merdarë dhe Kullë koha e pritjes për hyrje është midis 5-10 minutash.

Pikat kufitare me më pak pritje për hyrje në Kosovë janë Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Hani i Elezit, Mutivodë dhe Stançiq, ku pritjet nuk kalojnë më shumë se 5 minuta dhe nuk ka kolona.