Më shumë se tri orë në mbledhje, LDK po shqyrton ftesën e Kurtit, PDK pranon, AAK refuzon
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur nga ora 15:00 mbledhjen e Kryesisë, ku po diskutohen tema të ndryshme, ndërsa në qendër të diskutimeve është ftesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takimin e nesërm.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës e ka pranuar ftesën.
Kjo është konfirmuar nga Bedri Hamza, i cili ka bërë të ditur se, sipas PDK-së, takimi duhet të mbahet në Kuvendin e Kosovës dhe jo në ndërtesën e Qeverisë.

Në anën tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e udhëhequr nga Ardian Gjini, ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim.


