“Më shumë sport, më shumë sukses”, Kupina premton mbështetje për vajzat e basketbollit të Prishtinës

Kryetari i Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, është takuar me vajzat e klubit të basketbollit të kryeqytetit.
Kupina përmes një postimi në facebook u shprehë se me mbështetjen e duhur nga institucionet, të cilën Lidhja e Prishtinës do ta bëj realitet, i gjithë ky entuziazëm, vullnet e energji e vajzave do të përkthehet në suksese
“Më shumë sport dhe rekreacion rezulton me jetë të shëndetshme, zhvillim fizik e mendor dhe mundësi të karrierës profesionale. Bashk kaluam kohë të mrekullueshme me vajzat e klubit të basketbollit Prishtina.
Me mbështetjen e duhur nga institucionet, të cilën Lidhja e Prishtinës do ta bëj realitet, i gjithë ky entuziazëm, vullnet e energji e vajzave do të përkthehet në suksese”, ka shkruar Kupina./IndeksOnline/