75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 12 Shtator 2021 / AR

Me shumë subscribers në YouTube: Kush e rrëzoi Justin Bieber nga froni?

Justin Bieber nuk është më artisti me më shumë subscribers (të abonuar) në YouTube. Grupi i vajzave nga Koreja a Jugut, Blackpink, shënuan një tjetër arritje të jashtëzakonshme në njërën nga platformat më të rëndësishme për muzikantët.

Me shumë subscribers në YouTube: Kush e rrëzoi Justin Bieber nga

Blackpink kaloi Justin Bieber duke u vendosur në majën e renditjes për kanalet më të njohura në YouTube (kategoria e artistëve). Ikonat e K-Pop numërojnë tashmë 66.2 milionë subscribers, ndërsa Bieber 65.1 të tillë.

Justin Bieber qëndronte në vendin e parë në YouTube, përsa i përket numrit të njerëzve që ndiqnin kanalin e tij, duke lënë pas shumë artistë. Tani, pas dy vendeve të para, të tjerë artistë shumë të ndjekur janë (sipas radhës) BTS, Marshmello, Ariana Grande, Eminem, Ed Sheeran, Taylor Swift, Billie Eilish. Top10 mbyllet me Katy Perry-n.

Me shumë subscribers në YouTube: Kush e rrëzoi Justin Bieber nga

Ky sukses i radhës ishte i papritur për Blackpink, pasi kuarteti nuk po merret me një fushatë promovuese së fundmi. Por sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se fansat e tyre nuk janë të angazhuar me grupin. Me gjasë, mund të ketë ndikuar edhe fakti që një prej anëtareve, Lisa, po ndjek një karrierë solo (pa u larguar nga grupi). Ajo sapo ka publikuar albumin e parë solo, “Lalisa”.

Me shumë subscribers në YouTube: Kush e rrëzoi Justin Bieber nga

Blackpink është grupi i parë korean me vajza që performoi në Coachella dhe grupi i parë K-Pop i përbërë nga vajza që fitoi një MTV Music Video Award.