75 Mall Live Search
19:59 / E Diele, 07 Shtator 2025 / G T

Me shumë vështirësi, Depay ia siguron fitoren Holandës

Kombëtarja e Holandës ka marrë tri pikë të mëdha në udhëtim, pasi fitoi me vështirësi 2:3 ndaj Lituanisë.

Golat për “portokallinjtë” i shënuan: Memphis Depay (2) dhe Timber, shkruan Indeksonline

Kurse për skuadrën vendase, i shënuan: Gineitis dhe Girdvainis.

Me këtë fitore, Holanda shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e parë, tri më shumë se Polonia (7)./Indeksonline/