23:38 / E Hënë, 10 Gusht 2020

Me shumë vështirësi, Manchesteri në gjysmëfinale të Europa League

Manchester United ka kaluar në gjysmëfinale të Europa League.

Djajtë e kuq këtë sukses e arriti pasi mposhti Copenhagen me rezultat minimal, 1-0.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, me një pjesë të dytë të dominuar nga United derisa në pjesën e parë nuk luajti mirë.

Golin e vetëm, Manchesteri e shënoi vetëm në kohën shtesë, shkruan Indeksonline.

Realizator i golit të fitores ishte Bruno Fernandez në minutën e 94-të nga penalltia.

Meritor që Copenhagen nuk pësoi debakël ishte portieri Johnson që bëri 14 pritje, 8 prej të cilave Brenda zonës.

Në gjysmëfinale, United do të takohet me fituesin e ndeshjes Wolves – Sevilla. /IndeksOnline/