75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Me shumën e parave që londinezët paguajnë për parkimin e veturës, në Kosovë mund ta marrësh një veturë me qera

Një hulumtim i bërë ka zbuluar se vendi ku kushton më së shumti parkimi i veturës është Britania e madhe.

Në Londër ta parkosh veturën tënde në parkingjet afër stacioneve të trenit kushton rreth 25 funte në ditë.

Po ashtu sipas raportimeve ky çmim edhe do të rritet që nga janari.

Kurse vendet e tjera ku kushton parkingu janë Skocia dhe Edinburgh vende këto ku për ta parkuar veturën duhet të paguash rreth 24 dhe 22 funte për një ditë./Indeksonline/.