18:16 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Me simbole amerikane në maska, mikpritja kosovare për amerikanët

Në prag të takimit me ambasadorin amerikan Richard Grenell i cili sapo ka arritur në Kosovë, një pritje e veçante, përveç tapetit të kuq po i kushtohet këtij takimi.

Janë disa përfaqësuese  nga institucionet e vendit, me gjasë dikush nga protokolli e të cilat duke qëndruar në hyrje të qeverisë, po mbajnë maska, ku për simbole kanë flamurët e të dyja shteteve, atë të Kosovës dhe Amerikës.

IndeksOnline ju sjell pamje: