13:28 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / B O

Me stil unik, Duda Balje e Adriana Matoshi s’i huqin protestat

Ku ka protesta dhe mbrojtje të drejtave të femrave, aty janë edhe Duda Balje e Adriana Matoshi.

Dy deputetet bionde kanë qenë edhe në protestën e sotme në protestën ndaj dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

“I ftoj të gjitha nënat e fëmijëve djem që t’i duan me gjithë zemër dhe të rrënjosin në shpirtrat e tyre dashurinë për vajzat.
Ftoj gjithashtu të gjithë baballarët e fëmijëve vajza që të jenë shembull sesi çdo mashkull duhet të sillet me ta.
Çdo dhunim është monstruoz dhe tragjedi, ne nga këto dhimbje duhet të marrim mësim e zemër dhe nuk duhet të lejojmë të ndodhë që dhunuesi të ndjehet i rëndësishëm e viktima e dobët” shkruan Duda Balje në reagim./Indeksonline/