Me supergolin e Lamine Yamalit, Barcelona e mbyll me fitore ndaj Mallorcas

Skuadra e Barcelonës e ka mbyllur me fitore ndeshjen ndaj Mallorcas me rezultatin 3:0, e para këtë sezon në La Liga.
Qysh pjesën e parë ekipi i Hansi Flick tregoi se ka udhëtuar për fitore, duke shënuar dy gola, shkruan Indeksonline
Golat u realizuan nga Lamine Yamal dhe Ferran Torres.
Gjërat për ekipin vendas u vështirësuan, ku dy lojtarë u ndëshkuan me karton të kuq në 45 minutëshin e parë.
Vedat Muriqi dhe Morlanes ishin ata që u larguan nga loja.
Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe një herë tjetër, me anë të Lamine Yamalit dhe e mbylli ndeshjen me tri pikë./Indeksonline/
🚨🇪🇸 GOAL | Mallorca 0-3 Barcelona | Lamine Yamal
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) August 16, 2025
WHAT A FANTASTIC GOAL FROM LAMINE YAMAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/fj8T5SONPc