Me të arritur në Itali, Kosovës i’u bashkuan edhe këta futbollistë

Tashmë Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Parma të Italisë, ku nesër do të takohet me Moldavinë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja jonë gjithashtu sot me fillim nga ora 18:30, do ta zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore para takimit të nesërm, shkruan IndeksOnline

Me të arritur në Itali, “Dardanëve” tanë i’u bashkuan edhe futbollistët që u lejuan nga klubet e tyre të udhëtojnë vetëm në ndeshjen ndaj Moldavisë, si Samir Ujkani, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Milot Rashica dhe Elbasan Rashani.
Takimi, Moladvi – Kosovë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.