12:20 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / C E

Më të mirët e Botës priten nga Policia e Pejës

Trajneri i xhudos më i mirë në Botë, Driton Kuka së bashku me dy medalistet e Arta Olimpike, Distria Krasniqi e cila njëherit është edhe xhudistja më e mirë në Botë dhe Nora Gjakova kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ata janë pritur nga stafi i policisë në këtë rajon ku kanë biseduar për tema të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Kuka, Krasniqi dhe Gjakova kanë reputacion të lartë në këtë qytet dhe gëzojnë respekt të madh si nga Policia ashtu edhe nga institucionet tjera të Kosovës.

Kujtojmë që Driton Kuka dhe Distria Krasniqi u shpallën më të mirët në Botë javën e kaluar, derisa Distria së bashku me Norën mbyllën vitin kalendarik në krye të ranglistës së xhudos në kategoritë e tyre. /IndeksOnline/