21:36 / E Premte, 05 Qershor 2020

“Me të njofshëm”, xhipi i zi kalon kufirin nga Shqipëria në Kosovë [pamje]

Padrejtësitë në pikën kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po vazhdojnë të jenë prezentë.

Indeksonline ka siguruar një video ku shihet një xhip (i zi) teksa kalon kufirin, duke u futur në Kosvoë, duke shmangur kolonat.

“Qe, djali i funksionari a ndonjë komandanti”, dëgjohet duke thënë një lexues i portalit tonë.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, ka sqaruar rreth vendimit për hapjen e kufijve tokësor, me theks të veçantë atyre me Shqipërinë.

MSh-ja ka ftuar të gjitha të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë si dhe zyrtarët politikë e shtetëror që të ndihmojnë në kapërcimin e situatave të vështira, “para se të përhapin me qëllim apo nga mos informimi lajme të pavërteta ose të shtrembëruara lidhur me vendimin për hapjen e kufijve tokësor të Republikës së Kosovës”.

MSh-ja sqaron se kufijtë me Shqipërinë nuk janë mbyllur por që kërkohet kujdes i shtuar pasi që nuk ka kapacitete shëndetësore për të përballuar një shpërthim epidemiologjik.

Mos i humb