75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 09 Mars 2026 / G T

“Më telefonoi dhe më tha se donte të vinte këtu”, Lluka Modriq i lumtur që Sergio Ramos ishte në “San Siro”

Skuadra e Milant ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Interit, mbrëmë në derbin e javës në Serie-n A.

I pranishëm në tribuna ishte edhe ish-mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, shkruan Indeksonline

Modriq pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur që Ramos ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit “San Siro”.

“Jam i lumtur që Ramos ishte këtu. Më tha dje se donte të vinte në ndeshje. Ta kesh atë këtu dhe të fitosh, është diçka fantastike. Sot kishim një shpirt të Ramosit. Nëse kapiteni është këtu, ju duhet të fitoni”, u shpreh Modriq.

Kujtojmë se golin e fitores mbrëmë e shënoi Estupinan dhe Milani mbetet në garë për titull kampion./Indeksonline/