11:02 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Me qilim për në Kosovë”, një video kreative e realizuar nga një mërgimtar

Duan me çdo kusht të vijnë në Kosovë. Këta fëmijë insistojnë të nisën për në atdhe, por për shkak të pandemisë Covid-19 atyre iu pamundësua. Tani, ata kanë gjetur një zgjidhje. Ata do vijnë më ‘‘qilimin magjik’’.

Perparim Meha, nga Prekazi i Drenicës por që jeton në Belgjike, ka realizuar një video shumë interesante dhe kreative. Duke treguar kështu se si e ka gjetur ai menyrën për t’i sjellë mbesat e nipin në Kosovë.

Përmes kësaj video të animuar, ai udheton jo më aeroplan, tren, anije e as veturë por me ‘‘qilimin e tij magjik’’. Ai thotë se nuk është profesionist në këtë fushë të animacionit:

“Nuk jam profesionist, jam amator në këtë drejtim, e bëj vetëm për hobi”, u shpreh ai për Indeksonline.

Meha, këtë video e ka ndarë në rrjetin e tij Facebook, duke shkruar: ‘‘Një story / Përrallë argetuse e imagjinare e bërë nga shtëpia”.

Fëmijët shfaqen shumë të lumtur në këtë video, duke treguar kështu se sa shumë e duanë ata Kosovën. Një detaj mjaft interesant shfaqet në fund. Me të arritur në Kosovë, ndalet energjia elektrike, dukuri kjo jo e rrallë në vend.

Shkruan: Albijona Hoxhaj