Më thuaj ç’këpucë vesh, të të them çfarë personaliteti ke
Jemi akoma në fazën e uljeve dhe nuk mund t’i shpëtojmë tundimit për të blerë një palë këpucë të reja. Përse jo dy palë, tri, edhe … edhe pafundësisht këpucë. Të gjithave na ndodh të ankohemi tek shoqet se nuk kemi më këpucë për të veshur. Apo t’u tregoni për atë numrin e fundit të këpucëve që ua ‘’vodhën’’ nga duart.

Kjo dëshirë ose nevojë i ka rrënjët thellë në psikikën e njeriut. Këmba është një simbol shumë femëror dhe erotik. Dëshira për të pasur sa më shumë këpucë është një lloj dëshire për të tërhequr vëmendjen e partnerit mashkull. Për shembull në skenat më erotike të filmave është gjithmonë një figurë femërore mbi këpucë me takë të larta. Por çfarë tregojnë femrat për karakterin tuaj ?
Këpucët me ngjyra tregojnë që jeni një njeri rebel dhe aspak konformist.
Çizmet me qafë të shkurtër dhe këpucët kambale tregojnë për një personalitet më agresiv.
Kushdo që zgjedh këpucë të shtrenjta shfaq në përgjithësi një sjellje ankthi. Shqetësohen në menaxhimin e marrëdhënieve me njerëzit.
Nëse përdorni të njëjtat këpucë ose këpucë pak të dëmtuara keni vështirësi të krijoni marrëdhënie me të tjerët dhe i shtypni emocionet. Por njëkohësisht mund të jeni natyrë që nuk ju interesojnë fjalët e të tjerëve.
Femrat që veshin këpucë tejet të pastra, shkëlqyese apo fjalën e fundit të modës vuajnë sindromën e braktisjes. Dhe kjo është mënyra e tyre e vetme për të kërkuar vëmendje.
Taka e lartë 12 cm-she fsheh një karakter shumë femëror dhe të paparashikueshëm. Kurse këpucët me takë ortopedike shprehin dëshirë për të dominuar meshkujt.
Femrat që përdorin vazhdimisht atlete janë shumë të sigurta në vetvete, kurse shapkat me gisht janë simbol i spontanitetit.

Femrat që përdorin balerina janë fëmijërore dhe naive, kurse ato që zgjedhin këpucë mokasin janë dinake.