13:17 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

‘Me t’njofshëm’ edhe në Irland-Spitali kërkon falje pasi vaksinat e mbetura kundër COVID-19 ia dhanë të afërmve të stafit

Një spital i lindjes në Irlandë ka kërkuar falje pasi vaksinat e mbetura COVID-19 iu dhanë të afërmve të stafit.

Akuzat dolën se spitali universitar “Coombe Women & Infants”, në Dublin u kishte dhënë doza rezervë të vaksinës kundër koronavirusit gjashtëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së stafit duke përfshirë dy fëmijë të menaxherit të spitalit, shkruan Euronewsi, transmeton Klan Kosova.

Në një deklaratë të spitalit thuhet se vendimi i të premtes në mbrëmje u mor për të siguruar që asnjë vaksinë të mos harxhohej pasi 1 mijë e 100 punonjës shëndetësorë në vijën e frontit, mjekët lokalë dhe punëtorët shëndetësorë të komunitetit u vaksinuan në spital – 120 më shumë sesa parashikohej fillimisht.

“Unë personalisht bëra të gjitha përpjekjet për t’u dhënë përparësi dhe për të identifikuar punëtorë shtesë të vijës së frontit dhe ndoqa të gjitha masat në dispozicion për mua në atë kohë”, tha menaxheri i spitalit, Michael O’Connell.

“Unë pendohem thellë që anëtarët e familjes së punonjësve u vaksinuan dhe për këtë, unë kërkoj falje me gjithë zemër”.

Nëntë nga 16 personat që u vaksinuan ishin mbi 70 vjeç, teksa shtatë të tjerë ishin të moshave të ndryshme.

Ministri i Shëndetësisë i Irlandës, Stephen Donnelly, ka thënë se ai do të kërkojë një “llogari të plotë” nga spitali.