21:37 / E Diele, 17 Tetor 2021 / B O

Me t’parën, Balia edhe 4 vite kryetar i Suharekës

Bali Muharremaj ka fituar edhe një mandat si kryetar i Suharekës.

Festa në Suharekë ka nisur dhe Muharremaj ka arritur fitore bindëse me 52%, ndaj Ardian Shalës të LDK-së.

Sali Zyba i Vetëvendosjes është i treti, ndërsa Zekolli i PDK-së i katërti.

Muharremaj ka uruar fitoren qytetarëve të Suharekës, ku ka apeluar edhe për respektim të masave gjatë festës.

“Urime qytetarë të Komunë së Suharekës.

Sonte fituat ju. E unë vazhdoj me punë fal besimit dhe përkrahjes tuaj.

E di që keni dëshirë me festu secili prej jush, por ne duhet me i respektu rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.

Faleminderit të gjithëve“, ka shkruar Muharremaj./Indeksonline/