75 Mall Live Search
09:56 / E Premte, 17 Maj 2024 / S Z

“Më tradhtonte, nuk jam pishman që e vrava”, dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Greqi

Janë zbardhur detaje të reja nga dëshmia e 50-vjeçarit Eduard Danaj, i cili një ditë më parë vrau me thikë në mes të rrugës bashkëshorten e tij Enkelejda Danaj.

Mësohet se në momentet e para pas arrestimit, Danaj nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e bashkëshortes, e cila sipas tij e tradhtonte, shkruan A2Cnn.

“E vrava gruan time dhe nuk pendohem. Ajo po hante paratë e mia. Kishte lidhje jashtëmartesore me burra të ndryshëm për vite me radhë dhe nuk mund të duroja”, mësohet të ketë thënë autori.

Eduard Danaj u arrestua disa orë pas krimit, në gjendje të dehur, në ambientet e një pallati në ndërtim e sipër, ku ai punonte.

Sipas asaj që ka dalë në dritë, vrasësi 50-vjeçar pasi ka vrarë gruan e tij, ka shkuar në një hotel dhe ka paguar për të qëndruar natën dhe ka nisur të endet nëpër qytet.