12:02 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Me trup bëri karrierë, burri i kërkon ta ndalonte të shfaqej

Në Met Gala 2019, Kim Kardashian ishte ajo që mori gjithë vëmendjen për arsye të fustanit të kishte zgjedhur për ta veshur dhe belit të hollë që pati, shkruan Indeksonline.

Beli i hollë u arrit falë një korseti shumë të shtrënguar, i cili u krijua nga prodhuesi i famshëm i korsteve Z.Pearl disa muaj para Met Galas.

Në prag të asaj mbrëmjeje, burri i saj Kayne West, i tha Kimit se ekspozimi i trupit të saj po ndikonte te shpirti i tij si një burrë dhe baba.

Ai tha se Kimi ishte shumë e nxehtë dhe kjo bëri që ai të mos ndihej mirë.

Kimi, e cila e kishte planifikuar këtë veshje muaj më parë, në minutën e fundit ndjeu shqetësimin për mosmiratimin e burrit të saj.

“Fotot tuaja seksi ndikojnë shumë tek une”, i tha Westi gruas së tij./Indeksonline/