Me trup në Romë por me zemër në Shkup, Muriqi i uron fitore shokëve të tij

Vedat Muriqi nuk do të mund të ndihmoj Kosovën në ndeshjen më të rëndësishme në histori.
Sulmuesi i Lazios nuk është i gatshëm për lojë pasi që sapo është kthyer nga izolimi dhe nuk ka zhvilluar stërvitje.
Por futbollisti nga Prizreni i ka uruar shokët e tij për fitore.
“Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju”, ka shkruar Vedat Muriqi. /IndeksOnline/
