Me trup në Zvicër, me zemër në “Fadil Vokrri”

Benjamin Kololli nuk do të mund ta ndihmoj Kosovën në ndeshjen kundër Greqisë në Fadil Vokrri.
Futbollisti nga Lipjani nuk është lejuar nga klubi që të udhëtoj në Prishtinë edhe pse ishte i grumbulluar për ndeshjen me Moldavinë.
Por Kololli me zemër është me shokët e tij që sot do të mund të luajnë.
Ai ka postuar një fotografi duke treguar se sot do të jetë me Kosovën edhe nga Zvicra.
Kololli shënoi golin e vetëm në barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e parë. /IndeksOnline/