20:57 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Me tu kënaq zemra, stadiumi ‘full’ me kosovarë

Ka filluar ndeshja e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Maltës e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Për këtë, stadiumi “Fadil Vokrri” është mbushur i tëri, e padyshim se kjo na bën krenarë të gjithëve, shkruan Indeksonline.

Përveç tifozëve të zjarrtë të Kosovës, interesimi i madh nuk po mungon as nga ana e politikanëe kosovarë, të cilët janë mbledhur që sonte duan fitoren e djemve tanë.

Po ashtu, për këtë ndeshje kanë zënë vend edhe shqiptarë nga vendet ndër më të ndryshme.

Mbi të gjitha, pak fjalë duhet të përmendim edhe për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët po përkujdesen jashtëzakonisht shumë që e ngjithë ndeshja të zhvillohet në procedurë të rregullt dhe pa ndonjë incident.

Indeksonline ua sjellë disa foto, me plot kosovarë në stadium e jashtë tij:

/Indeksonline/