75 Mall Live Search
22:53 / E Hënë, 15 Shkurt 2021 / OSH

Me ujë, me zjarr dhe me Chelsean e Tuchelit s’bën të luash!

Skuadra e Chleseas që nga ardhja e Thomas Tuchel si trajner nuk po ka kush e ndal.

Londinezët sonte kanë shënuar fitoren e radhës kundër Newcastles, transmeton Indeksonline.

Chelsea shënoi fitore me rezultat 2:0. Dy golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Fillimisht Giroud në minutën e 31-të, pastaj Timo Werner në minutën e 39-të.

Me këtë fitore, Chelsea grumbullon 42 pikë dhe gjendet në pozitën e katërt, katër pikë më pak se vendi i dytë./Indeksonline/