11:52 / E Diele, 19 Nëntor 2023 / LB

Me urdhër të Interpolit arrestohet një kroat në Turqi, dyshohet se është një nga krerët e një karteli të drogës

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se një tjetër shtetas kroat është arrestuar në Stamboll me urdhër të Interpolit.

Bëhet fjalë për Christian Paliqin, i cili dyshohet se është një nga krerët e “krahut të Ballkanit Perëndimor” të kartelit ndërkombëtar të drogës.

Një urdhër-arrest blu i Interpolit për Paliqin është lëshuar nga Brazili dhe disa vende evropiane.