75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 14 Gusht 2024 / A. M.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet personi i cili kanosi gazetarin Ermal Panduri

Prokuroria Themelore në Prishtinë, iu njofton se si rezultat i veprimeve hetimore të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet Xh.K., i cili ka kanosur gazetarin E.P., gjatë kryerjes së detyrës së tij, përmes rrjetit social.

Ky rast është iniciuar më 22 korrik 2024.I dyshuari i lartcekur është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.