75 Mall Live Search
18:26 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / Blerim

Me vajzën dhe bashkëshortën, kështu e festoi ditëlindjen e 56-të presidenti Rugova

Po të ishte gjallë, presidenti historik Ibrahim Rugova, sot do ta festonte ditëlindjen e 76-të.

Ani pse ai s’është fizikisht, vepra, puna dhe arkitekti i Pavarësisë, do të mbetet përherë në histori.

Ai do të kujtohet si një njeri i urtë, një mendjendritur, një politikan i dashur dhe një personalitet i respektuar nga e gjithë bota.

Sot, Rugova u kujtua gjithandej, ndërsa edhe u inaugurua shtatorja e tij, në Istogun që aq shumë e deshi.

Përmes një fotografie, mund të shihni se si ai e kishte festuar ditëlindjen e 56-të.

Pranë vajzës së tij, Teutës, ish-deputete, dhe bashkëshortes së tij, Fanë, ai duhet tejet i lumtur, teksa para vetës kishte një tortë të thjeshtë.

Edhe gjestet në këtë foto tregojnë se si gjithnjë dilte fitimtar, tregojnë forcën dhe bindjen optimiste që kishte./Indeksonline