75 Mall Live Search
15:25 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Me “VAR” Bayerni do të kishte dy tituj më shumë dhe Reali dy më pak

Arturo Vidal ka ngacmuar Real Madridin me një intervistë të tij.

Kliani ka thënë se ish-skuadra e tij, Bayern Munchen do të kishte dy trofe më shumë të Ligës së Kampionëve nëse do të ishte aktiv VAR.

Në dy sezonet e fundit të Ligës së Kampioneve Vidal pësoi dy humbje me Bayern kundër Real Madridit në fazat e eliminimit.

“Me VAR, Bayerni do të kishte dy tituj të tjerë të Ligës së Kampionëve dhe Real Madrid dy më pak,” tha Vidal për AS.

“Dua të fitoj gjithçka,” shtoi ai. “Titulli im i preferuar është Liga e Kampionëve”.

Real Madridi ka fituar katër nga pesë garat e fundit të Ligës së Kampionëve, ndërsa Bayern nuk e kanë fituar trofeun që nga sezoni 2012/13.

Vidal dhe Barcelona do të kthehen në veprim kundër Huesca të dielën e ardhshme. /IndeksOnline/