Me vendim të Qeverisë, shpërndahen kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shpërndarjen e kuvendeve komunale në Zveçan dhe Leposaviq.
Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e 108-të të Qeverisë.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë nga Qeveria e Kosovës shpërndarja u bë për shkak të jo funksionalitetit të tyre.
“Vendim për shpërndarjen e Kuvendit Komunal të Zveçanit dhe Kuvendit Komunal të Leposaviqit për shkak të jo funksionalitetit të tyre dhe si pasojë, pamundësisë së ushtrimit të kompetencave ligjore” thuhet në njoftim.