75 Mall Live Search
14:51 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / L K

Me veshje tradicionale, ekipi përfaqësues i Kosovës nis rrugëtimin në “FIRST Global Challenge 2023”

Ekipi përfaqësues i Kosovës për garën ndërkombëtare të robotikës “FIRST Global Challenge 2023” ka nisur suksesshëm rrugëtimin e tyre në Singapor.

Ekipi i Kosovës, në ceremoninë hapëse të këtij edicioni, u shfaqën me veshje kombëtare, duke prezantuar para gjithë botës kulturën, traditën dhe prejardhjen prej nga vijnë.

Kosova falë UBT-së, këtë vit është duke u përfaqësuar në mesin e 200 vendeve të botës. Ekipi i përbërë nga të rinjtë të pasionuar për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, po sfidojnë njohuritë e tyre në fushën e robotikës.

Sfida e këtij viti përqendrohet në krijimin e energjisë së ripërtëritshme prej hidrogjenit. Ekipet konkurruese nga vende të ndryshme sipas kreativitetit të tyre kanë dizajnuar robotin që iu përshtatet nevojës së garës.