Me vështirësi, Bayerni e nis me fitore sezonin e ri në Bundesliga

Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Bundesliga, pasi mposhti si mysafir Wolfsburgun me rezultatin 2:3.
Vincent Kompany, trajneri belg debutoi me fitore te “bavarezët”, shkruan Indeksonline
Në minutën e 20’të, Jamal Musiala shënoi golin e parë në këtë ndeshje, duke çuar ekipin e tij në pushim me epërsi minimale.
Në pjesën e dytë, ekipi vendas shënoi dy gola të shpejtë me anë të Majer, në minutën e 47’të dhe 55’të.
Por, Bayerni u rikthye në lojë dhe shënoi dy gola tjerë për të kaluar në epërsi. Fillimisht shënoi autogol, Kaminski dhe më pas Gnabry në minutën e 82’të për 2:3.
Bayerni tani shkon në kuotën e tri pikëve, kurse Wolfsburg mbetët me zero pikë pas javës së parë në elitën e futbollit gjerman./Indeksonline/
🚨🚨| GOAL: GNABRY GIVES BAYERN THE LEAD!!
— CentreGoals. (@centregoals) August 25, 2024
Wolfsburg 2-3 Bayern
pic.twitter.com/iiQiZumHl4