10:33 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Me veturë zyrtare bën disa shkelje të rregullave të trafikut në Malishevë

Përveç qytetarëve edhe drejtuesit e veturave zyrtare nuk po i respektojnë shenjat e trafikut.

Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë, ku një veturë zyrtare është parkuar në vend të ndaluar dhe hapësirën ku qytetarët mund të kalojnë rrugën.

Janë të shumta rastet kur veturat zyrtare bëjnë kundërvajtje në trafik.

Siç është tejkalimi i shpejtësisë, por edhe mosrespektimi i shenjave të trafikut. /Indeksonline/