20:37 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Me veturë zyrtare del në Festën e Bajramit

Veturat zyrtare vazhdojnë të keqpërdoren nga personat që janë pjesë e Qeverisë.

Çdo ditë këto vetura i shohim në vende të parkuara ku nuk duhet, duke i kryer nevojat  e tyre personale, madje edhe rrugëve të Kosovës kohë e pa kohë.

Ani pse shpesh janë kritikuar, e kanë dalë edhe në media e rrjete sociale, drejtuesit e këtyre veturave duket që nuk e kanë shumë problem, shkruan Indeksonline.

Një e tillë është parë sot në ditë vikendi duke qarkulluar rruëgëve të Shtërpcës.

Duket që ky person zyrtar ka dalë të bëj Bajram me veturën qeveritare./Indeksonline/