75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 01 Janar 2021 / Blerim

Me vjehrrën dhe kunatën, Andi dhe Tea festojnë bashkë natën e ndërrimit të viteve

Puntatën e djeshme dhe të fundit të vitit që lamë pas në “Përputhen” ishte e ftuar mamaja e Andit.

Patjetër që në studio filluan ngacmimet dhe pyetjet ku të gjithë kureshtarët ishin sy e veshë, por edhe mamja e Andit nuk i la pa material që me buqetën e madhe të luleve që i dhuroi Teas.

Tea dhe Andi i kërkuan produksionit ta kalonin natën e ndërrimit të viteve së bashku dhe në rrjetet sociale nuk kanë ndarë asgjë nga kjo natë, veç një video mjaft interesante në makinë.

Ata ndodhen në makinë me mamin e Andit dhe motrën e Teas, ku të dyjat i kanë quajtur “vjehërr” dhe “kunatë”.

“Gëzuar të gjithëve, gezuar!”, kanë uruar pretendentët për çift të programit.