23:30 / E Shtunë, 15 Qershor 2024 / G T

“Më vjen keq”, Kristjan Asllani pas ndeshjes: U lodhëm shumë!

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë me rezultatin 1:2.

Pas ndeshjes, për Klan HD – Kristjan Asllani tha se kundër kampionit aktual të Europës ishte tejet e vështirë dhe se u lodhën shumë duke vrapuar.

“E gjetëm golin në fillim, pastaj u kthyem shumë mbrapa, Italia e ka një mbajte të topit shumë të mirë – prandaj janë kampionët dhe ne u lodhëm shumë.

“E patëm rastin në fund, por e priti Donnarumma. Më vjen keq për tifozët, që e kanë bërë një gjë fantastike.

“Italia janë shumë të fortë, sulmonin me të gjithë. Ishte shumë e vështirë, për mua dhe Ramadanin të cilët vraponim shumë.

“Mund të them që më vjen keq për tifozët, që nuk i dhamë një rezultat pozitiv – por ky është futbolli. Faleminderit tifozët kuqezi”, u shpreh Kristjan Asllani

Kujtojmë që tani, Shqipëria dhe Kroacia janë të vetmit pa pikë në Grupin B, kurse Spanja dhe Italia kryesojnë me nga tri pikë./Indeksonline/