75 Mall Live Search
08:47 / E Enjte, 26 Dhjetor 2024 / G T

“Më vjen të qesh”, Enzo Maresca për kritikuesit e Guardiolas: Kam folur me të, ai është i qetë!

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca është i befasuar nga njerëzit që po mendojnë se Pep Guardiola ka mbaruar shkaku i rezultateve negative me Manchester Cityn.

Gjatë një konference për media, trajneri italian i cili ishte asistent i Pepit te skuadra nga “Etihad”, filloi të qeshte me njerëzit që po e kritikojnë trajnerin spanjoll, shkruan Indeksonline

“Më bën të qeshi, kur kritikët thonë se Pepi ka mbaruar.

“Kam folur me Guardiolan. Ai është plotësisht i qetë dhe e di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nëse merreni me futboll, mund ta shihni numrin e të lënduarve që kanë, kjo nuk është normale”, ka thënë Enzo Maresca

Kujtojmë që Manchester City pas 17-xhirosh është në pozitën e shtatë në tabelën e Premier League./Indeksonline/