“Më vjen turp që të zgjodha ty”, si eskaloi dreka që pasoi me shkarkimin e Mottas-it nga Juventusi

Një drekë e improvizuar mes Maurizio Scanavino, Cristiano Giuntoli dhe Thiago Mottas, përfundoi me shkarkimin e këtij të fundit.
Tre njerëzit kryesorë të Juventusit u mblodhën në drekë për të diskutuar humbjet kundër Atalantës dhe Fiorentinës.
Giuntoli kritikoi Motta-sin për stilin konservator të lojës që zbatoi në skuadër, i cili nuk u pranua kurrë nga tifozët dhe rezultoi në barazime të shumta që e mbajtën Juventusin larg nga kreu i tabelës.
Biseda mes tyre eskaloi me një debat në të cilin Giuntoli i tha Motta-s: “Më vjen turp që të zgjodha ty”.
Giovanni Albanese raporton se Juventus nuk kishte ndërmend të shkarkonte Motta-n, por se pas kësaj dreke të nxehtë, ku përfshihej edhe drejtori i përgjithshëm Maurizio Scanavino , trajneri u shkarkua.
Kontrata e Mottas-it do të skadonte me Juventusit në vitin 2027.
Igor Tudor, i cili do të nënshkruajë deri në fund të sezonit me opsion zgjatjeje deri në qershor 2026, do të zëvendësojë Thiago Motta-sin në stolin e Juventusit./Indeksonline/