18:39 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Me votën e qytetarëve dhe me kryeministre Vjosa Osmanin, LDK do ta kthej interesin për shtetin

Flutura Beka Kamberaj kandidate nga lista e LDK-së ka thënë se me votën e qytetarëve dhe me kryeministre Vjosa Osmanin kjo parti do t’a kthej interesin për shtetin.

Qeverisja me LDK-në, ajo tha se do të pasqyrohet para botës me te arriturat e rinisë sonë, dhe jo me politikan të korruptuar.

“Vet programi ynë synon zhvillimin dhe i jep fund izolimit të vendit. Me qeverisjen e re të LDK-së duke hapur perspektivë për qytetarët dhe jo t’a shohin mundësinë e vetme, ikjen”, tha Beka Kamberaj duke theksuar se Mitrovica është qytet që më së shumti e ka vuajtur pushtetin e deritanishëm. Ne do t’a kthejmë dëshprimin në shpresë sidomos për të rinjtë.

Kandidatja Beka Kamberaj tha se qeverisja e re e LDK-së do të ketë prioritet Mitrovicën sepse kjo komunë, sic u shpreh ajo  ka nevojë për projekte të mëdha qeveritare, kryesisht investime për zhvillimin ekonomik. 

Ajo ka përmendur se Mitrovica është qyteti që më së paku ka qenë përfshirë në agjendën qeveritare deri më tani.

 “Dy dekada jashtë shtëpisë dhe banorët shqiptar të veriut të Mitrovicës nuk janë kthyer ende në pronat e tyre. Ata kanë jetuar e vazhdojnë të jetojnë pa përkrahje financiare nga shteti i Kosovës në kushte të mjerueshme nëpër baraka apo me qira. Mitrovicasit nuk mund të vazhdojnë të jenë më refugjatë në tokën e tyre”.

Beka Kamberaj tha se do ta bëjë zë të fuqishëm në parlament gjendjen e banorëve të Mitrovicës që u përzunë me dhunë nga veriu i qytetit për në jug.

 “Cdo ditë Mitrovica duhet të jetë prioritet në agjendën e qeverisë. E lënë anash deri më tani ky qytet dikur “perandoria” ekonomike e Kosovës dhe jo vetëm po braktiset nga të rinjët për shkak të papunësisë e shprehur më shumë se në cdo qytet tjetër të vendit”, prandaj ajo ka bërë thirrje që të votohet LDK-ja.

“Do ta rikthejmë zhvillimin ekonomik për një mirëqenie të banorëve tonë.  Pleqtë meritojnë një pleqëri të dinjitetshme, nënat kryefamiljare përkrahje për të rritur fëmijët e tyre, fëmijët me nevoja të vecanta që të kenë arsimim dhe jetë kulturore dhe sportive sipas kërkesave të tyre, një mjedis i pastër po ashtu nënkupton më pak sëmundje. Synimi im është që në parlament të përfaqësojmë të drejtat tuaja për mirëqenie ekonomike dhe sociale”, tha mes tjerash ajo.