75 Mall Live Search
21:43 / E Premte, 15 Prill 2022 / OSH

Me vrimë në xham/ Kjo është vetura që u dërgua i riu nga Zllakuqani në Urgjencë të Klinës

Sonte dyshohet se është kryer një vrasje E rëndë në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Pas një konflikti me thikë në mes familjes Ademaj dhe Ndrecaj, Mark Ademaj ka humbur jetën nga plagët e marra.

Në këtë rast dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vetura me të cilën është dërguar në Emergjencë të Klinës, tanimë i ndjeri Marku.

Sipas pamjeve, vetura në xhamin e pasëm ka pasur një vrimë nga plumbi i armës së zjarrit.

Policia ka njoftuar se deri tani ka arrestuar tre persona të dyshuar të përfshirë në këtë rast./IndeksOnline/