Me Zhegrovën në skuadër, Genk synon fitoren e radhës në Belgjikë
Në pasditën e sotme, Genk do ta zhvillojë një ndeshje të rëndësishme në kuadër të kampionatit elitar belg.
Genk do të jetë nikoqir i skuadrës së Oostende me fillim nga ora, 18:00.
Dhe tani, trajneri, Philipp Clement ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Zhegrova, i cili nuk është ftuar në ndeshjen e fundit në Europa League, sot është ftuar në mesin e 22 lojtarëve të Genk.
Përndryshe, pas 18 ndeshjeve, Genk është lider me 39 pikë të grumbulluara.
Andaj me një fitore eventuale sot, Genk i Zhegrovës do ta përforconte kreun e tabelës./IndeksOnline/