75 Mall Live Search
14:34 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Me zotimin e përmbushur, Haradinaj në prag të Vitit të Ri viziton zjarrfikësit

Në ditën e fundit të vitit 2018, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar zjarrfikësit kosovarë të cilët janë përherë në shërbim të sigurisë së qytetarit.

Ai ka përmendur edhe një herë se me vendimin e Qeverisë, zjarrfikësit i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në vitin që po vjen do të kenë koeficient të njëjtë në të gjithë vendin.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt lidhur me këtë vizitë:

“Ndjenjë e mirë, sot kur në prag të ndërrimit të moteve, i vizitoj zjarrfikësit, të cilët çdoherë e në çdo kohë janë në shërbim të sigurisë sonë, me një zotim të përmbushur. Me vendimin e Qeverisë, zjarrfikësit tashmë i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në 2019 do të kenë koeficient të njëjtë në gjithë Kosovën. Kemi blerë pajisje të reja dhe në ligjin e ri për paga, ky mekanizëm i sigurisë, do të ketë pagë dhe trajtim të veçantë. Ne nuk do t’i shmangemi sfidave, por do të përballemi me to edhe në vitin që po vjen. Urime!”